Lajme

Sulltan Novruzi, Baba Mondi: Dashuri për njëri-tjetrin

Besimtarët bektashianë festojnë sot festën e Sulltan Novruzit. Ceremonia e shenjtë po zhvillohet në Kryegjyshatë.
Në ceremoninë e zhvilluar në Kryegjyshatë, Baba Mondi foli gjerë e gjatë për jetën e Imam Aliut. Ai ka bërë apel për më shumë dashuri me njëri-tjetrin.
“Jeta dhe vepra e tij përbën një model të shkëlqyer për botën myslimane. 22 marsi do na nxisë dita-ditës për më shumë dashuri me njëri-tjetrin.
Sa ishin duke falur namazin. Të kthehet në paqe shpirti i tyre, duke dënuar çdo akt dhune dhe terrorizmi. I lutem Zotit lart për një të ardhme sa më të mirë. U kërkoj shqiptarëve të mos braktisin Shqipërinë. Zoti i bekoftë të gjithëve amin. Më lejoni të filloj ceremoninë. Dashuria e Aliut dhe e drejta e Aliut në këtë komb është si e drejta e prindërve me fëmijët”, u shpreh ai.
Baba Mondi u ndal edhe në tragjedinë e ndodhur në Zelandën e Re, ku shumë persona u vranë duke falur namazin në xhami. Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve dënoi aktin e terrorizmit.

“Të kthehet në paqe shpirti i tyre, duke dënuar çdo akt dhune dhe terrorizmi”, tha ai.
Ndërkohë, Presidenti Ilir Meta, Kryeparlamentari Gramoz Ruçi, kryeministri Edi Rama dhe kryetari i PD Lulzim Basha i kanë uruar besimtarët bektashinj nëpërmjet rrjeteve sociale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë