Politike

Sula për Çollakun: Deputet proqeveritar me mandat opozitar, viktimizimin e rremë s’e pranoj dot

Deputeti i PD-së, Dashnor Sula ka reaguar pas incidentit me kolegun e tij demokrat, Kreshnik Çollaku. Në një postim në Facebook, Suka ka sqaruar fillimisht se pse grupi ku ai bën pjesë nuk lejon zhvillimin normal të punimeve të Kuvendit dukem e kushtëzuar me ngritjen e tre komisioneve hetimore dhe bashkedrejtimin tek reforma zgjedhore dhe më pas akuzon Collakun se u viktimizua pas incidentit dhe se ai po shërben si kuorum për mazhorancën me qëllim që të zhvillohen mbledhjet në normalitet.

“...Sot në ndihmë të arrogancës së mazhorancës, për të plotësuar qëllimet e PS për normalitet parlamentar u vetofrua edhe një koleg deputet i djathtë. Që në nisje të Komisionit te Integrimit Evropian ia bëra të qartë kolegut duke iu drejtuar në konfidencë në emër që po plotëson kuorumin dhe po i shërben Partisë Socialiste. Por si përgjigje mora sharje dhe sjellje shpifëse nga i njëjti koleg që nga një foltore u viktimizua dhe foli për dhunë, njëlloj si Erjon Braçe apo të tjerë socialistë.

Nuk jam marrë dhe nuk merrem me asnjë deputet të opozitës, por viktimizimin e rremë nuk mund ta pranojë dot. As keqpërdorimin nga mazhoranca nuk mund ta tolerojmë.

Provokimi i kolegëve opozitarë, duke u bashkuar me deputetët socialist për ti bërë kuorumin e mbledhjes, është akti më i shëmtuar i dikujt që është në Kuvend me votat e opozitarëve. Në vend që të bashkohet me deputetët e opozitës për të drejtat kushtetuese të opozitës, i bashkohet korit të  rremë të socialistëve për dhunë imagjinare, që as ka ndodhur dhe as nuk do të ndodh.

Aksioni i opozitës në Kuvend po shërben edhe për të ndarë njëherë e përgjithmonë deputetët e opozitës dhe deputetët proqeveritar me mandat opozitar! Beteja për të drejtat kushtetuese të opozitës duhet të bënte bashkë çdo deputet të PD, por disa kanë zgjedhur të jenë në Kuvend ose për të bërë kuorumin e mbledhjeve ose për të shprehur gadishmërinë për të votuar ligjet e Edi Ramës. Zgjedhje e tyre, e respektoj, por të paktën mos shpifin për dhunë e mos bëjnë moral!”, shkruan Sula


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë