Treg

Sufiçiti tregtar i BE-së në ilaçe me një rekord të lartë

Sipas Eurostat, eksportet dhe importet e produkteve medicinale dhe farmaceutike në BE u rritën pothuajse çdo vit në periudhën mes 2002 dhe 2007- ës, duke arritur në 156 miliardë euro dhe 77 miliardë euro në vitin 2017. Me eksportet në rritje më shumë se importet, bilanci tregtar u rrit nga një suficit prej 22 miliardë euro në 2002 në një rekord të lartë prej 80 miliardë eurosh në vitin 2017.

Destinacioni kryesor për eksportet e produkteve medicinale dhe farmaceutike në BE ishin Shtetet e Bashkuara (që përbëjnë 31% të eksporteve të BE të këtyre produkteve). Zvicra (13%) ishte e dyta, e ndjekur nga Kina (6%), Japonia dhe Rusia (të dyja 5%). Importet e produkteve medicinale dhe farmaceutike në BE ishin kryesisht nga Shtetet e Bashkuara (që përbëjnë 40% të importeve të këtyre produkteve nga BE-ja) dhe Zvicra (34%). Asnjë vend tjetër nuk kishte një pjesë prej më shumë se 6%.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë