Futboll

Suarez, Bayern Munich është kthyer në makthin më të madh të uruguaianit

Kampionët në fuqi të Europës, Bayern Munich, e kanë nisur në mënyrën më spektakolare mbrojtjen e titullit. Skuadra e trajnerit Hansi Flik ka mundur 4-0 Atletico Madridin, duke treguar se nuk do të jetë aspak e lehtë për t’i zbritur gjermanët nga froni. Bavarezët e dominuan takimin nga fillimi deri në fund, duke shënuar nga dy herë në secilën pjesë.

https://twitter.com/brfootball/status/1319020114449256449

Golat për bavarezët në këtë ndeshje u shënuan nga Koman (2), Goretzka dhe Toliso. Ajo që ra në sy ishte prania e sulmuesit Luis Suarez, i cili debutoi në Champions me fanellën e Atleticos. Bayern Munich duket se i është kthyer në makth Suarezit, pasi në vetëm dy ndeshje, skuadrave të tij gjermanët i kanë shënuar 12 gola.

https://twitter.com/ODDSbible/status/1319014877072076801

Ndeshja e fundit e uruguaianit në Champions ka qenë pikërisht ndaj Bayern Munich, ku bavarezët befasuan botën e futbollit  me fitoren e tyre 8: 2 ndaj Barcelonës. Në atë ndeshje Luis Suarez shënoi golin e fundit të epokës së tij me Barcelonën.  


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë