Bota

Stuhia ‘Daniel’ godet Greqinë, 1 i vdekur dhe 1 i zhdukur

Moti i keq shkakton fatkeqësi natyrore dhe përmbytje në Greqi.

Sipas mediave greke, stuhia “Daniel” ka shkaktuar fatkeqësi në Volos, Larisa, Skiathos, Pieria, Imathia dhe Halkidiki.

Mësohet se nga përmbytjet niveli i ujit ka arritur deri në 645 milimetra në mesditë, duke shkaktuar probleme të mëdha në rrugë, ku shumë makina ndodhen nën ujë, shtëpi, prona si dhe i mori jetën një 51 vjeçari, i cili u shtyp nga një mur.

Gjithashtu raportohet se një 42-vjeçar është ende i zhdukur, ndërsa dhjetëra persona janë të bllokuar në hotelet përballë plazhit të Volos.

Në orët e ardhshme vala intensive e motit të keq, me stuhi të forta, pritet të godasë brigjet e Pierisë, Paralia Katerinis deri në plazhet e Platamonas, Imathia dhe pjesën jugore të Halkidikit (gadishujt Kassandra-Sithonia).

Reshje të dendura shiu do të kenë edhe Evia dhe Kardita, ndërsa pasdite dukuri të forta meterologjike priten edhe në Atikë (në veri dhe në perëndim), në Peloponez, në Mesini dhe Lakoni.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë