Shendet

Studiuesit zbulojnë një kurë për alergjitë ushqimore, por ka shije aq të keqe sa do të jetë e vështirë të përdoret

Shkencëtarët kanë zbuluar një kurë të mundshme për alergjitë ushqimore, por kanë ende një pengesë të madhe, përbërësi ka erë dhe shije të neveritshme.

Studiuesit nga Universiteti i Çikagos kanë zbuluar se ‘micelat polimerike’ ishin në gjendje të kuronin minjtë nga alergjitë ndaj kikirikëve dhe besojnë se do të jenë efektive kundër të gjitha alergjive dhe inflamacioneve me bazë ushqimore.

Megjithatë, dërgimi i ilaçit në zorrën e një personi është një problem. Studiuesit i përshkruajnë metabolitët që janë kryesorët, me aromë si jashtëqitje qeni.

Ekipi i Çikagos ka projektuar një sistem shpërndarjeje duke përdorur një kimikat të quajtur butanoyloxyethyl methacrylamide që ata besojnë se mund të fshehë erën dhe shijen e ilaçit dhe e bën atë të shijshëm për konsum.

Ndërsa testet fillestare u fokusuan në alergjitë ndaj kikirikëve, studiuesit shpresojnë se ilaçi mund të përdoret si bazë për të kuruar të gjitha llojet e alergjive ushqimore dhe disa sëmundje inflamatore.

Studiuesit do të prezantojnë gjetjet e tyre këtë javë në takimin e Shoqatës Amerikane të alergjive 2022.

Zbulimi nga studiuesit e Çikagos do të duhet të kalojë disa vite prove përpara se të mund të  përdoret tek njerëzit por deri tani mund të jetë i vetmi zbulim që arritur deri në këtë fazë për trajtimin e alergjive.

Burimi: Daily Mail. Përshtati: Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë