Keshilla

Studiuesit: Nuk ka asnjë përfitim nga gjumi në fundjavë

Të dhënat e fundit tregojnë se të flini më shumë në fundjavë nuk ju ndihmon të rifitoni energjitë e humbura.

Studiuesit ndanë njerëzit e shëndetshëm në dy grupe. Njërin grup e kufizuan nga gjumi përgjatë gjithë studimit, ndërsa grupit tjetër i dhanë kohë që në fundjavë të flinin më shumë. Rezultati ishte, se të dy grupet kanë konsumuar ushqim më shumë gjatë natës, kanë fituar peshë dhe kanë shfaqur shenja të përkeqësimit të shëndetit metabolik krahasuar me fillimin e studimit.


"Në fund, ne nuk pamë ndonjë përfitim në asnjë rezultat tek njerëzit që ju dhanë kohë të flinin më shumë në fundjave” tha autori kryesor Chris Depner, një profesor i asistent hulumtues i fiziologjisë integruese në Universitetin e Kolorados Boulder.
Hulumtimet kanë treguar se gjumi me orare të kufizuar mund të rrisë rrezikun e një sërë problemesh shëndetësore, duke përfshirë obezitetin dhe diabetin e tipit 2, rrit oreksin për të ngrënë gjatë natës dhe duke zvogëluar ndjeshmërinë e aftësinë e trupit për të rregulluar sheqerin në gjak.

Studiuesit donin të kuptonin se çfarë ndodh kur njerëzit flenë më pak gjatë javës dhe më shumë në fundjavë. Ata morën 36 vetë, të moshës 18 deri në 39 vjeç, dhe për dy javë i mbajtën ato në një laborator, ku i monitoruan marrjen e ushqimit, ekspozimin në dritë dhe gjumin. Pjesëmarrësit u ndanë në tri grupe: njërit grup iu caktua të flinte për 5 orë në natë, grupit të dytë ju lejua të flinin 5 orë gjatë javës, ndërsa në fundjavë u lejuan të flinin sa të donin. Dhe grupi i tretë mund të flinte 9 orë gjumë për çdo natë.

Ekspertët thonë se studimi përforcon mesazhin e "higjenës së gjumit", siç është shmangia e shikimit të ekraneve shumë afër para shtratit. Të dy grupet me gjumë të kufizuar fituan një peshë të vogël gjatë studimit (pak më shumë se 1 kg) shkruan revista Current Biology. Pra nuk pati asnjë ndryshim tek dy grupet e para.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë