Ne rrjet

Studimi i fundit, Remdesiviri efekt pozitiv kundër Covid-19

Remdesiviri, një ilaç eksperimental antiviral, ka rezultuar i efektshëm në trajtimin e pacientëve me COVID-19. Lajmi u bë i ditur të mërkurën nga kreu i Institutit Kombëtar për Alergjitë dhe Sëmundjet Infektive, doktor Anthony Fauci. "Të dhënat tregojnë se Remdesivir ka një efekt domethënës në zvogëlimin e kohës së rikuperimit tek pacientët," tha Anthony S. Fauci së bashku me Trump në Shtëpinë e Bardhë. "Kjo është me të vërtetë e rëndësishme."

Instituti Amerikan i Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive po mbikëqyr një studim të më shumë se 1.000 pacientëve në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën. Por provat e kaluara klinike kanë treguar se Remdesivir mund të ketë efekte anësore serioze, përfshirë humbjen e funksionit të veshkave dhe rënien e presionit të gjakut. Këto simptoma u shfaqën tek rastet e rënda me Covid-19, duke e bërë të vështirë për të përcaktuar se cilat probleme u shkaktuan nga ilaçi dhe cilat nga sëmundja.

"Më 21 shkurt në Institutin Kombëtar për Alergjitë dhe Sëmundjet Infektive nisi një gjykim ndërkombëtar i një prove klinike mbi efektin e placebes tek qindra pacientë me koronavirus të shtruar në spital”,  tha zoti Fauci. “Pacientët që trajtoheshin me Remdesivir u duhej 11 ditë kohë për t’u shëruar krahasuar me 15 ditë që u nevojiteshin pacientëve që u jepej placeba.

Remdesiviri, një ilaç antiviral i prodhuar nga kompania amerikane “Gilead Sciences”, është një ilaç për përdorim intravenoz, që ndërhyn tek një enzimë që riprodhon materialin gjenetik viral. Në testet e kryera tek kafshët kundër SARS-it dhe MERS-it, sëmundje të shkaktuara nga koronaviruse të ngjashme, Remdesiviri ka ndihmuar në parandalimin e infeksionit dhe uljen e ashpërsisë së simptomave. Por ilaçi nuk është miratuar për përdorim të mundshëm nga asnjë vend në botë. Administrata amerikane e Ushqimit dhe Barnave pritet të japë të mërkurën autorizimin për përdorimin urgjent të tij për trajtimin e pacientëve me COVID-19. Një studim tjetër me Remdesivir nuk ka dalë në ndonjë përfundim pozitiv, çështje për të cilën gazetarët e pyetën zotin Fauci.

"Është një studim i mangët", tha zoti Fauci për studimin botuar në revistën mjeksore "The Lancet" sipas të cilit Remdesiviri nuk ishte efektiv në trajtimin e pacientëve me COVID-19. "Nuk është studim adekuat", tha ai. COVID-19 ka shkaktuar deri tani vdekjen e më shumë se 226,000 njerëzve në të gjithë botën, nga të cilët mbi 60 mijë në Shtetet e Bashkuara. Numri i personave të infektuar në SHBA e tejkalojn të një milion vetët, më shumë se në çdo vend tjetër të botës. Të mërkurën Presidenti Donald Trump la të kuptohet se shifra është "tregues i mundësive superiore testuese të SHBA-ve”.

“Të mendosh që Shtetet e Bashkuara kanë më shumë raste sesa Kina a beson vërtet dikush këtë gjë?!" shtoi zoti Trump. Ai fajësoi sërisht Kinën, vendi ku raportua rasti i parë me koronavirus, si dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë, lidhur me pandeminë.

"Ata na keqinformuan", tha zoti Trump për OBSH-në, duke e quajtur atë "një instrument të Kinës".

“Ata (Kina) nuk mund të përshëndeten rreth asaj që ndodhi dhe OBSH në thelb po bën këtë gjë”, u tha zoti Trump gazetarëve. "Kjo krijon probleme me ne”, shtoi ai.

Në fillim të këtij muaji Presidenti ndërpreu fondet amerikane për organizatën, që llogaritet çdo vit nga 400 në 500 milionë dollarë. OBSH-ja thotë se po punon me partnerët e saj për të mbyllur hendekun financiar të krijuar për shkak të vendimit të administratës Trump. Shtetet e Bashkuara janë donatori më i madh i OBSH-së. "Mund t'ua japim ato (paratë) grupeve më të vlefshme. Do të marrim një vendim në një të ardhme të afërt", tha Presidenti Trump.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë