Njerez

Studimi shqiptar: Pirja e duhanit ‘pengon’ gjetjen e personit të zemrës

Nga Gazeta Si- Një hulumtim i ri ka zbuluar se pirja e duhanit ndikon në gjetjen e personit të zemrës.

Sipas hulumtimit të kryer nga dua.com, aplikacion shqiptar që synon të lidhë njerëzit, duhanpirësit marrin 52.7% më pak përputhje në krahasim me ata që nuk pijnë duhan. Hulumtimi ofron njohuri unike mbi ndikimin që ka pirja e duhanit në njohjet online, duke hedhur dritë kështu se si ky zakon ndikon në jetën e dashurisë së njerëzve. Çuditërisht, femrat që nuk pinë duhan marrin gjithsej 63.6% më shumë përputhje sesa femrat duhanpirëse në njohje online.

Lidhja mes duhanpirjes dhe njohjet online

A keni dalë ndonjëherë me një duhanpirës? Apo sa prish punë pirja e duhanit në një lidhje për ju? Një gjë është e sigurt, të gjithë duhanpirëseve dhe jo-duhanpirëseve, iu ka shkuar mendja të pasurit një partner duhanpirës. Hulumtimi i dua.com ka zbuluar lidhje interesante midis pirjes së duhanit dhe njohjeve online, duke dhëne kështu një perspektivë të thellë mbi mënyrën sesi zakonet tona mund të ndikojnë edhe në jetën tonë të dashurisë.

Përdoruesit e aplikacionit të njohjes online mund të shtojnë në profilin e tyre nëse janë duhanpirës, jo-duhanpirës ose duhanpirës i rastit. Analiza e mbi 460,000 përdoruesve brenda aplikacionit zbuloi të dhëna në lidhje me pirjen e duhanit. Për shembull, duhanpirësit mund të kenë vështirësi në gjetjen e partnerëve për shkak të faktit se jo-duhanpirësit duket se janë më të dëshiruar nga partnerët e mundshëm. Më specifikisht, përdoruesit që nuk pinë duhan morën 111.4% më shumë përputhje sesa ata që janë duhanpirës.

Hulumtimi zbuloi gjithashtu se gratë jo-duhanpirëse (63.6%) preferohen më shumë në krahasim me gratë duhanpirëse. Në mënyrë të ngjashme, hulumtimi zbuloi se e njëjta vlen edhe për meshkujt, por në një masë më të vogël (48.4%) të përdoruesve që tregojnë një preferencë për jo-duhanpirësit ndaj duhanpirëseve.

Hulumtimi gjithashtu analizoi grupmoshën dhe zbuloi se njerëzit 18-24 vjeç janë duhanpirësit më aktivë dhe zakoni i tyre i pirjes së duhanit është shoqëruar me sukses dukshëm më të ulët në njohjet online. Duhanpirësit morën 48% më pak përputhje në krahasim me bashkëmoshatarët që nuk pinë duhan.

Rezultat treguan edhe se grupmosha e 25-34 vjeçarëve kishte një përqindje më të lartë të personave që nuk pinë duhan. Kjo tregon që individët në këtë grupmoshë kanë më shumë gjasa t'i japin përparësi një stili jetese më të shëndetshëm dhe të jenë më të mirë në njohje online.

Në një botë ku dashuria është vetëm një ‘swipe’ larg, hulumtimi ka zbuluar se zakoni i pirjes së duhanit mund të ndikojë në shanset për t’u njoftuar me dikë.

Hulumtimi përfshiu gjithsej 466,949 përdorues brenda aplikacionit të dua.com, duke analizuar kështu informacionin e etiketave #duhanpirës #joduhanpirës #duhanpirëspasiv në profilet e tyre. Nga kjo, janë identifikuar pëlqimet dhe përputhjet e marra për përdorues.

Studimet në botë

Edhe studime të tjera të huaja kanë arritur në të njëjtin përfundim.

Sipas një studimi të botuar tek “Mirrors”, beqarët që pinë duhan kanë tre herë më shumë gjasa të “anashkalohen” sesa të beqarët që nuk pinë duhan.

Studimi i 2000 jo-duhanpirësve zbuloi se 38% e njerëzve në internet nuk do e fillonin një njohje online nëse do të shihnin në profilin e tyre një fotografi duke pirë duhan.

Gjithashtu, 1 në 4 persona pranoi se ka gënjyer për duhanpirjen në aplikacione njohje pikërisht sepse ndjehet i paragjykuar nga ky fakt.

Studimi zbuloi gjithashtu se dy në tre jo duhanpirës nuk do të shkonin në një takim të dytë nëse shoqëruesi i tyre pinte duhan gjatë takimit të tyre të parë.

Dhe më shumë se një e treta thanë se era e cigareve në një takim ishte një shenjë e keqe për  vijimësinë e njohjes.

Dhe më e rëndësishmja, më shumë se gjysma e të anketuarve do të shmangnin një puthje në fund të darkës nëse shoqëruesi i tyre ka pirë cigare gjithë darkën.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë