Keshilla

Studimi: Shikimi i filmave horror do ju ndihmojë të humbni peshë

Nëse ndjeni se e keni thyer dietën tuaj duke ngrënë çokollatë, ndizeni televizorin dhe uluni përballë tij. Studiuesit në universitetin e Westminsterit kanë gjetur një lidhje mes filmave horror dhe humbjes së kalorive. Pasi t’i lexoni këto te dhena të mëposhtme, do të bindeni që sonte të shikoni një film horror.

Shkencëtarët në Universitetin e Westminsterit të udhëhequr nga Dr. Richard MacKenzie zhvilluan një studim që zbuloi se një film horror 90 minutash mund t'ju ndihmojë të digjni deri në 113 kalori, të njëjtën sasi kalorish që do të digjni nëse vraponi për 15-30 minuta.

Studiuesit kanë matur nivelet e rrahjeve së zemrës, marrjes së oksigjenit dhe dioksidit të karbonit. Ata gjetën që filmat e frikshëm nxitën një rritje në rrahjet e zemrës të rasteve studimore.

"Ndërsa rriten rrahjet e zemres trupi përjeton një rritje në adrenalin," shpjegoi MacKenzie, një specialist në metabolizmin dhe fiziologjinë e qelizave.

logo hippo

Ky nxitës i shpejtë i adrenalinës që shkarkohet në momente të shkurtra të stresit të lartë (ose në këtë rast të veçantë, frika) e minimizon oreksin dhe e rrit nivelin metabolike. Kjo sjell një humbje më të lartë të kalorive.

Humbja mesatare për një film horror është 113 kalori, por mbani në mend se ka disa filma që ndihmojnë për të djegur edhe më shumë kalori.

Shining - 184 kalori

Jaws - 161 kalori

Exorcist - 158 kalori

Këto 3 filma kanë skena të shumta me hedhje në ajër të cilat rrisin rrahjet e zemrës dhe ju japin një rritje të adrenalinës, çfarë do të thotë djegje kalorish. Mirëpo, nëse këto filma janë shumë të frikshëm për ju, mund të shikoni opsione më të lehta si;

Paranormal Activity (111 kalori)

The Blair Witch Project (105 kalori)

The Texas Chain Saë Massacre (107 kalori)

Mbani mend se hulumtimi u bazua në numërin e kalorive që mund të digjni.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë