Futboll

Studimi: Sa vlejnë klubet kryesore evropiane

Real Madrid është para të gjithëve dhe asnjë klub italian në Top 10. Ky është rezultati i raportit të KPMG mbi vlerën e klubeve evropiane, “Football Clubs’ Valuation: The European Elite 2020”. Analiza merr në konsideratë 32 shoqëri futbollistike, përfshirë 6 italiane: Juventus (vendi i 11-të), Inter (14-të dhe me një rritje të konsiderueshme), Roma dhe Napoli (vendi i 16-të dhe 17-të përkatësisht), Milani ( Vendi i 22-të dhe i vetmi klub italian që sheh uljen e vlerës së tij) dhe Lazio (vendi i 28-të). Në podium, përveç Los Blancos, qëndrojnë gjithashtu Manchester United dhe Barcelona.

Ekzistojnë shumë parametra për përcaktimin e vlerës së një skuadre: që nga kartoni i lojtarëve tek të ardhurat nga stadiumi, nga shitjet e të drejtave televizive deri tek popullariteti në rrjetet sociale. Në krye qëndron Real me 3.5 miliardë vlerë, ndjekur nga Red Devils dhe rivalët e Barcelonës.

Deri në 2019 ishte Juventus që mbronte ‘’nderin’’ e Italisë, por në 2020 klubi i Andrea Agnelli ka zbritur në vendin e 11-të, i kaluar nga PSG, tani i 9-të përpara Arsenal. Rezultat zhgënjyes pavarësisht se vlera e bardhezinjve këtë vit është rritur 12%, duke kapur kuotën 1,73 miliardë euro. Shpërthimin më të madh në fakt e ka patur Inter i Suning, që ka fituar vetëm një pozicion, por me një rritje të vlerës 42% (983 milionë euro), +146% në krahasim me 2016, vitin në të cilin kolosi kinez bleu skuadrën. Në katërvjeçarin e fundit vetëm Lion e Tottenham janë rritur më shumë.

Milan ka dështuar : kuqezinjtë mbeten përpara Lazios si vlerë absolute (526 milion euro), por bien me 3.5% në krahasim me vitin 2016. Në një vit, skuadra në pronësi të fondit Elliot humbi rreth 30 milion të vlerës, duke regjistruar një ulje 5% në krahasim me 2019-ën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë