Lajme

Studimi: Rrjetet sociale tregojnë gjendjen tuaj shëndetësore

Rrjetet tuaja sociale mund të tregojnë më shumë për ju se sa mendoni. Për shembull nëse ju keni një sëmundje, çdokush do e zbulojë më së miri nga rrjetet tuaja sociale.
Një studim i fundit ka treguar se disa hulumtues kishin qenë në gjendje të parashikonin 21 gjendje sëmundjesh, nga shtatzënia deri tek sëmundjet e lëkurës, vetëm duke analizuar profilet e njerëzve në Facebok. Hulumtimet treguan se përditësimet e statuseve në rrjetet sociale, kryesisht Facebook, tregonin që një njerëzit vuanin nga një sërë sëmundjesh si diabeti, ankthi, depresioni dhe psikoza të ndryshme.
Studimi i plotë u publikua në revistën shkencore “PLOS One”. Për të kryer studimin, hulumtuesit shqyrtuan rreth 949,530 statuse në Facebook të 999 njerëzve, postimet e të cilëve ishin më të gjata se 500 fjalë.

“Personaliteti i njerëzve, gjendja mendore dhe sjelljet shëndetësore janë të gjitha të pasqyruara në rrjetet sociale dhe të gjitha kanë një ndikim të jashtëzakonshëm në shëndetin,” shkruan studiuesit.
Gjithashtu ekspertët zbuluan se mënyra se si ata shkruanin postimet, tregonte shumë për ta, për shembull nëse ata përmendnin disa herë fjalën “pije”, “dehur”, apo “shishe”, ka gjasa që këta persona të jenë më të pirur për të abuzuar me alkoolin. Megjithatë, studimi paralajmëroi se fjalët parashikuese nuk janë domosdoshmërish mekanizma shkakësorë.
“Fuqia e komunikimit në rrjetet sociale për të parashikuar diagnoza ngre pyetje paralele në lidhje me privatësinë, e individëve,” janë shprehur hulumtuesit.
Në vitet e fundit, Facebook shpesh herë është kritikuar, për ruajtjen e privatësisë së përdoruesve, duke nisur nga fitimi i 56 miliardë dollarë në vitin e kaluar, duke ndjekur përdoruesit dhe duke përdorur të dhëna e tyre për shitjen e reklamave të ndryshme./CNN/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë