Shendet

Studimi/ Proteinat para vaktit ndihmojnë në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak

Sipas një studimi të ri, pijet me proteina para ushqimit mund të ndihmojnë diabetikët të kontrollojnë nivelet e sheqerit në gjak.
Shkencëtarët thonë se pijet rregullojnë tretjen e ushqimit dhe stimulojnë hormonet për të parandaluar rritjen e sheqerit.
Në studimin e Universitetit të Newcastle , njerëzit me diabet të tipit 2 pinin një gotë që përmbante një dozë të ulët të proteinës së hirrës përpara se të hanin një vakt normal.

Ata u monitoruan për një javë teksa bënin jetën normale të përditshme.
Njerëzit ishin në gjendje t'i përmbaheshin regjimit dhe u pëlqente ideja për të pasur një pije të përshtatshme.

Të njëjtëve pjesëmarrës iu dhanë vaksina kontrolli që nuk përmbanin proteina për një javë. Më pas iu nënshtruan analizave të gjakut për të matur rezultatet me njëri-tjetrin.

Çfarë treguan të dhënat?

Testi tregoi se nivelet e glukozës kontrolloheshin më mirë kur merrej suplementi para ngrënies, me një mesatare prej dy orësh shtesë në ditë të niveleve normale të sheqerit në gjak krahasuar me javën pa proteina.

Foto ilustruese-Proteina-Marrë nga The Independent. 27.05.2022.


Daniel West, hetues kryesor në Qendrën Kërkimore të Ushqyerjes Njerëzore të Universitetit të Newcastle tha se ndërsa studimet e mëparshme kanë treguar potencialin për këtë ndërhyrje dietike. Por ai thotë se kjo është hera e parë që njerëzit janë monitoruar.

“Ne besojmë se proteina funksionon në dy mënyra. Së pari, duke ngadalësuar shpejtësinë e kalimit të ushqimit në sistemin e tretjes. Së dyti, duke stimuluar një sërë hormonesh të rëndësishme që parandalojnë rritjen e sheqerit në gjak”, shpjegoi West.
Sipas tij studimi është i rëndësishëm, sepse ka një rritje të njerëzve në mbarë botën që zhvillojnë diabet.
Studenti i doktoraturës Kieran Smith, i cili mbikëqyri monitorimin e glukozës dhe analizoi të dhënat, tha se njerëzit mund t’i përmbaheshin regjimit.
Ekipi synon të eksplorojë më tej përfitimet e ndërhyrjeve jomjekësore, duke e drejtuar studimin në një shkallë më të madhe dhe për një periudhë më të gjatë deri në gjashtë muaj.
Ata gjithashtu planifikojnë të shikojnë proteinat alternative. Kryesisht ato që vijnë nga burime bimore si bizelet, kërpudhat dhe patatet, për të hapur opsione për nevojat dietike.

Burimi: The Independent/ Përshtati: Gazeta “Si


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë