Futboll

Studimi: Liverpool-Atletico u ka kushtuar jetën 41 tifozëve

Të dhënat e Shërbimit Shëndetësor Britanik (NHS), të analizuara nga Edge Health dhe publikuar nga Times, flasin qartë. Liverpool-Atletico Madrid e 11 marsit mund ti ketë  kushtuar jetën, për shkak të koronavirus, 41 tifozëve anglezë prezentë atë mbrëmje në Anfield. Spanja kishte, deri në atë ndeshje, rreth 2.200 raste pozitive, 500% më lartë në krahasim me atë të Anglisë në të njëjtën periudhë kohe.

Me pak fjalë, ndeshja e polemikave është e destinuar të krijojë akoma diskutime. Prezenca e 3.000 tifozëve spanjollë, kur një ditë më parë Valencia-Atalanta ishte luajtur me dyer të mbyllura dhe kur virusi kishte shkaktuar izolimin në shumë shtete, është një nga motivet që kanë transformuar një ndeshje të Champions në një ndeshje me pasoja dramatike. Gjithashtu problemi qëndron edhe te fakti që tifozëve të Atleticos nuk i është matur temperatura kur mbërritën në Angli.

Është frikësues mendimi se sa të vdekur më shumë ka shtuar kjo ndeshje, nëse konsiderojmë se llogaritja ka të bëjë vetëm me tifozët anglezë prezentë në Anfield atë mbrëmje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë