Jete & Stil

Studimi: Jo vetëm besnikë, qentë janë edhe miqtë tanë më të lashtë

Një studim i ADN-së së qenit ka dalë në përfundimit se ai jo vetëm që është “miku më besnik” i njeriut, por edhe më i vjetri.

Analizat treguan se zbutja e qenit mund të datojë rreth 11 mijë vite më parë, në përfundim të asaj që njihet si Epoka e Akullnajave. Kjo sugjeron se qentë janë zbutur para çdo kafshe tjetër të njohur.

Sipas shkencëtarëve të London Crick Institute rezultati i analizave tregon se në këtë periudhë qentë kanë qenë të përhapur masivisht në hemisferën veriore në pesë raca kryesore.

“Qentë janë të veçantë për vetë faktin e çuditshëm se një mishngrënës zbutet në një kohë që të gjithë njerëzit ishin gjahtarë. Pyetja se përse i zbutën njerëzit dhe si është ajo që ne duam t’i japim përgjigje”, deklaron pontus Skoglund, bashkëautor i studimit dhe udhëheqës i laboratorit të gjenomikës në Institutin “London Crick”.

Deri në një farë mase, gjurmët gjenetike të qenve janë pasqyrim i atyre njerëozre, sepse ata shoqëronin njerëzit në çdo hap. Megjithatë, ka shumë ndryshime të rëndësishme.

Si shembull, qentë e lashtë europianë ndryshonin dhe e kishin origjinën nga dy grupe të ndryshme, njëri i lidhur me Lindjen e Afërt dhe tjetri i lidhur me qentë siberianë.

Por, në një pikë të evolucioni, që shkencëtarët thonë se me gjasa ka ndodhur në lindje të Epokës së Bronzit, në Europë u përhap vetëm një lloj qeni.

“Nëse do të kthehemi pas 4 ose 5 mijë vite do të gjenim se Europa ishte një vend që strehonte raca të ndryshme qensh”, thotë Anders Bergstrom, udhëheqës i studimit.

Grupi i shkencëtarëve ndërkombëtarë analizoi të gjithë gjenomin, ose të gjithë përbërjen e ADN-së, deri tek bërthama e qelizave biologjike të 27 mbetjeve të qenëve antikë të zbuluara në zona arkeologjike të ndryshme. Ata i krahasuan ato me njëra-tjetrën dhe me qentë modernë.

“Qentë janë miqtë tanë më të vjetër dhe më besnikë. ADN e qenve të lashtë na tregon se sa larg në histori shkon ky partneritet dhe mund të na ndihmojë të kuptojmë se kur filloi kjo marrëdhënie”, thotë bashkëautori Greger Larson nga Universiteti i Oksfordit.

Shkencëtarët në fjalë shpresojnë që më studimin e tyre të rrëzojnë një teori që ekziton deri më tani, sipas të cilës thuhet se qentë janë zbutur për herë të parë rreth 5 mijë vite më parë në zonën e Iranit të sotëm.

Burimi BBC, përshtati në shqip Gazeta Si


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë