Shendet

Studimi: Ilaçi i kancerit mund të rikuperojë zemrën pas një infarkti

Ilaçi MEK i kancerit mund të përdoret një ditë për të trajtuar pacientët me atak në zemër, tregon një studim.
Testet në minj zbuluan se injeksioni ditor parandalon dëmtimin e pakthyeshëm që ndodh pas një ataku në zemër. Ilaçi funksionon duke stimuluar rritjen e enëve të reja të gjakut të shëndetshme.

Pacientët që kanë një atak në zemër, zakonisht të shkaktuar nga mpiksja, shpesh vuajnë nga probleme të zemrës sepse mungesa e rrjedhjes së gjakut dëmton pjesë të organit.

Shpresohet që injektimi i ilaçit menjëherë pas një ataku, mund të mbajë një rrjedhë të shëndetshme të gjakut dhe ta mbajë zemrën të shëndetshme.
Nëntëdhjetë për qind e minjve që iu dha ilaçi pas një ataku në zemër, mbijetuan pas dy javësh, krahasuar me 70 për qind të grupit që nuk morën trajtimin.

Ekspertët thanë se gjetjet janë jashtëzakonisht emocionuese.

Studiuesit duan të fillojnë provat klinike te pacientët njerëz vitin e ardhshëm

Studimi, i publikuar në revistën “Journal of Clinical Investigation” , kërkoi të gjente një mënyrë për të rigjeneruar enët e gjakut rreth zemrës pas një ataku në zemër.
Dymbëdhjetë minj u ndanë në dy grupe dhe iu dha ose ilaçi ose një kontroll tre ditë pasi pësuan një atak në zemër.

Foto ilustruese-Ilaçi MEK që mund të rikuperojë zemrën pas një infarkti-Marrë nga interneti-Gazeta "Si"-22.06.2022.

Frenuesit e MEK punojnë duke riprogramuar qelizat burimore që mbështillen rreth venave - për t'u kthyer në një lloj të ri qelize që mbajë enët e shëndetshme të gjakut.
Minjve iu dha ilaçi çdo ditë për dy javë dhe shkencëtarët matën se sa mirë funksiononte dhoma kryesore e zemrës.

Nëse dhoma nuk funksiononte siç duhet, kjo do të tregonte probleme me zemrën.
Paolo Madeddu, një ekspert i mjekësisë kardiovaskulare që drejton kërkimin e financuar nga Fondacioni Britanik i Zemrës, tha se gjetjet janë jashtëzakonisht emocionuese.
“Ky mund të jetë ndryshimi i shumëpritur për trajtimin e atakut në zemër”, shtoi ai.

Qelizat e muskujve të zemrës vdesin sepse nuk kanë furnizim me gjak, që do të thotë se zemra humbet aftësinë për të pompuar siç duhet

"Nëse ne mund të rritim enë të reja gjaku në një kohë kritike pas një ataku në zemër, kjo do të përmirësonte rrjedhjen e gjakut në zemër dhe do të shpëtonte qelizat e zemrës që përndryshe do të vdisnin", shpjegon Madeddu.
Rezultate të veçanta nga studimi aktual mbi qelizat njerëzore tregojnë se ilaçi vepron në mënyrë të ngjashme me to, duke treguar se mund të jetë po aq efektiv sa ishte te minjtë.
Ekipi pret që ilaçi të miratohet shpejt nëse rezultatet janë premtuese, sepse ai tashmë është i disponueshëm për pacientët me kancer.
Provat kanë treguar se ato janë efektive kundër disa llojeve të tjera të kancerit – duke përfshirë atë ovarian, pankreatitin dhe leuçeminë.
Ilaçet veprojnë kundër kancerit duke ndaluar tumoret të çlirojnë hormonet që u nevojiten për t'u rritur.

Burimi: Daily Mail/ Përshtati: Gazeta “Si


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë