Shendet

Studimi i Oksfordit: COVID-19 u përhap me shpejtësi në Itali, sepse të gjithë brezat jetojnë në një shtëpi

Përhapja e koronavirusit në Itali mund të jetë shkatërruese, sepse vendi ka një popullsi më shumë të vjetër se sa të re. Një studim i universitetit të Oksfordit ka treguar se familjet italiane përbëhen nga shumë breza dhe kjo bëri që përhapja të ishte më e shpejtë dhe më e madhe.
Më shumë se 31,000 njerëz janë diagnostikuar me koronavirus dhe norma e vdekjes në këtë vend është kthyer 1 në 12 njerëz. Italia është në vend të dytë për popullsinë më të vjetër, pas Japonisë, ku 22 për qind e njerëzve janë mbi moshën 65 vjeç dhe ky është grupi i personave që kanë më shumë gjasa të vdesin nëse infektohen.
Por mund të kenë qenë lëvizjet e të rinjve që shkaktuan katastrofën. Sipas studiuesve të Oksfordit, në Itali është e zakonshme që njerëzit të jetojnë të gjithë së bashku, gjyshërit, prindërit dhe fëmijët në të njëjtën shtëpi, por të rinjtë përgjithësisht udhëtojnë shumë për të punuar dhe ky ka qenë një fakt shumë i rëndësishëm që ka ndikuar në përhapjen e shpeshtë të virusit.
Një studim tjetër publikuar këtë jave tregoi se 86 për qind e pacientëve mund të mos e kenë idenë se janë të sëmurë në fazat e para të përhapjes së epidemisë së një vendi, duke rritur rrezikun e përhapjes së virusit, pa u vënë re.

Përhapja e virusit në Itali ka qenë e përqendruar në Milano dhe në zonat më rurale, që e rrethojnë atë në provincat Lombardi dhe Veneto. I gjithë vendi është bllokuar dhe të gjithë qytetarët, janë ndaluar të udhëtojnë. Në studimin e fundit të botuar në revistën “Demographic Science” studiuesit shkruan se ka qenë pikërisht bashkë qëndrimi ndërgjegjsues që ka përshpejtuar shpërthimin e koronavirusit. Deri më tani dihet që mosha është një ndër faktorët që tregon rrezikshmërinë e sëmundjes sepse sistemi imunitar dhe mushkëritë janë të dobëta, kështu që trupi është më pak i aftë të përballojë sëmundje.
Gjithashtu studime dhe ekspertë të ndryshëm tregojnë se virusi avancon shumë shpejtë në rupin e dikujt që ka sëmundje të tjera si komplikacionet e zemrës ose diabetin. Por një nga autorët e studimit në Oksford, Jennifer Dowd, tha se përpjekja për të izoluar të moshuarit nga pjesa tjetër e shoqërisë nuk do të ishte e mjaftueshme.
Edhe pse qeveritë në mbarë botën i kanë kërkuar të moshuarve që të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangnin kontaktin me njerëzit e tjerë, Down thotë se vetëm izolimi i popullatës së vjetër nuk do të ishte efektive.

“Ne po identifikojnë me ata janë më të rrezikuarit, por distanca e përgjithshme sociale që inkurajon të rrafshojë kurbën e rasteve të prekura, nuk arrihet vetëm me të moshuarit. Mendoj se punën më të madhe duhet ta bëjnë të rinjtë duke qëndruar në shtëpi,” shtoi Down./Daily Mail/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë