Vende dhe Udhetime

Studimi: Gjendet bima që është aq efektive sa ibubrofeni

Gjethet e një bime që mund të gjenden “në tokat e Samoas” mund të jenë po aq efektive sa ibuprofeni në uljen e inflamacionit dhe madje mund të përdoren për të trajtuar sëmundje të tilla si Parkinson dhe kanceri, sipas një studim i ri.
Për shekuj me radhë, gjethet e bimës “psychotria insularum”, e njohur lokalisht në Samoa si “matalafi”, janë përdorur në mjekësinë tradicionale për të trajtuar inflamacionin që lidhet me ethet, dhimbjet e trupit, ënjtjet dhe infeksionet e frymëmarrjes.
"Isha skeptik në fillim kur hulumtoja. Kishte shumë besëtytni rreth kësaj bime por unë isha e prirur të zbuloja nëse mund t'u jepja merita shkencore ilaçeve tradicionale të popullit samoan", tha Molimau-Samasoni, autorja e studimit dhe menaxheri i sektorit të bimëve dhe teknologjive në Organizatën e Kërkimeve Shkencore të Samoas.
Gjetjet e Molimau-Samasoni dhe kolegëve të saj do të publikohen në revistën e Akademisë Kombëtare të Shkencave të SHBA.

Molimau-Samasoni


“Gjethet priten dhe iu shtrydhet lëngu. Në mjekësinë alternative e përdorin lëngun si pije për pacientët e tyre. Ndonjëherë i përdorin edhe gjethet për të fërkuar një person që nuk është mirë ose e aplikojnë atë në një plagë. Unë u rrita me gjyshen time nga nëna dhe ajo ishte një mjekë alternative. Kur ajo ndërroi jetë unë mësova trajtimet që kryente ajo”, tha Molimau-Samasoni, duke shtuar se mjekësia tradicionale funksionon edhe në familje të tjera.
Molimau-Samasoni pranoi se kishte shumë skepticizëm dhe hezitim ndaj mjekësisë tradicionale.
“Sfida mes mjekësisë moderne dhe mjekësisë tradicionale janë rastet kur njerëzit fokusohen vetëm në një lloj mjekimi përpara se të kërkojnë tjetrin, kështu që një rast kur njerëzit kërkojnë trajtime kundër kancerit nga shëruesit tradicionalë, por më pas paraqiten në spital më vonë në fazën e katërt. Kështu që shumë njerëz mendojnë se mjekësia tradicionale është thjesht përzierja e gjetheve por ajo ka dhënë kontribut në botën e farmaceutikën moderne,”shtoi mjekja.
Sa i përket matalafit, Molimau-Samasoni tha se do të jetë e shkurtër koha kur ilaçi të jetë i disponueshëm në tregun farmaceutik.
“Unë besoj se sapo kemi filluar të zbulojmë potencialin e matalafit. Por ka edhe qindra ilaçe të tjera tradicionale këtu në Samoa për t'u hulumtuar. Tani kemi një laborator të dedikuar për përfitimet anti-bakteriale në mjekimet tradicionale, një laborator që kërkon aktivitetin kundër diabetit dhe aktibitetin antikancerogjen në mjekësinë tradicionale,” shtoi mjekja.
Burimi:The Guardian/Përshtati:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë