Mishi i përpunuar si: proshutë dhe salcice mund të shkaktojë kancer të gjirit.
Një përmbledhje e studimeve zbuloi se gratë që hanin mish të përpunuar ishin 9% më shumë të rrezikuara nga kanceri i gjirit se sa ato që nuk konumonin këtë lloj mishi.
Studimi mbështet përfundimet e mëparshme të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ku thuhej se mishrat e përpunuara shkaktojnë kancer.
Një nga studimet në Mbretërinë e Bashkuar zbuloi se gratë që konsumonin rreth 9 gramë mish të përpunuar në ditë ishin më të predispozuara ndaj kancerit të gjirit.
Hulumtuesit në pjesën më të madhe të këtyre studimeve vunë në dukje atë që njerëzit thanë se hëngrën, dhe i ndoqën me përpikmëri se cili prej ushqimeve ndikoi në zhvillimin e kancerit.
Hulumtimi verëson se rreth 23% e rasteve të kancerit të gjirit janë të parandalueshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.