Shendet

Studim/Rreziku i gjendjes ‘post-Covid’ është më i ulët pas Omicron

Varianti Omicron i dimrit të kaluar kishte më pak gjasa të shkaktonte simptoma të zgjatura, të njohura si "post-covid", tregon një studim i botuar në “The Lancet”.
Ekipi i ekspertëve nga kolegji King's në Londër pa të dhënat nga gati 100,000 njerëz që regjistronin simptomat e tyre të Covid-19 në një aplikacion .
Pak më shumë se 4% e të infektuarve gjatë valës Omicron kishin regjistruar simptoma të gjata Covid-19. Shumë pak krahasuar me 10% të të infektuarve në valën e mëparshme, Delta.
“Në fakt, numri shumë më i madh i infeksioneve të reja gjatë valës Omicron "e mposhti plotësisht" rrezikun për gjendjen post-covid. Sidoqoftë, ju nuk keni vërtet asnjë zgjedhje se me cilin variant virusi mund të jeni të infektuar”, tha Kevin McConway, profesor i statistikave të aplikuara.


Studiuesit u përpoqën të merrnin parasysh variabla të tjerë, si për shembull sa kohë më parë dikush ishte vaksinuar kundër Covid-19. Por sipas tyre ishte e pamundur të ishit të sigurt se ndryshimi midis varianteve shkaktoi diferencën në shifrat e gjendjes post-covid
Kërkuesi kryesor Claire Steves tha se varianti Omicron duket se shkakton më pak gjendjen post-covid.
"Duke pasur parasysh numrin e njerëzve të prekur, është e rëndësishme që ne të vazhdojmë t'i mbështesim ata e këshilla shëndetësore”, shtoi ai.

Çfarë është post-covid?

Gjendja post-covid nuk është kuptuar plotësisht dhe nuk ka një përkufizim të vendosur ndërkombëtarisht, kështu që vlerësimet se sa i zakonshëm është, ose cilat janë simptomat kryesore, ndryshojnë.
Udhëzimet për profesionistët shëndetësorë i referohen simptomave që vazhdojnë për më shumë se 12 javë. Këto simptoma nuk mund të shpjegohen me një shkak tjetër. Hulumtimi i postuar në “The Lancet” përfshiu simptoma që zgjasin katër javë ose më shumë.

Sipas ekspertëve të shëndetit ato përfshijnë:

  • lodhje ekstreme.
  • gulçim dhe dhimbje gjoksi.
  • probleme me kujtesën dhe përqendrimin.
  • ndryshime në shije dhe erë.
  • dhimbje kyçesh.

Sondazhet e pacientëve tregojnë edhe simptoma të tjera si; problemet e zorrëve, pagjumësinë dhe ndryshimet në shikim.

Burimi: BBC/Përshtati:Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë