Jete & Stil

Studimi \ Një shëtitje e shkurtër me “frikë’ mund të përmirësojë ndjeshëm humorin

Ne të gjithë e dimë që natyra është e mirë për shëndetin tonë fizik dhe mendor. Gjatë viteve studime të shumta kanë nxjerrë në pah ndikimin pozitiv që mund të ketë shëtitja tek ne.

Por, ndërsa të gjithë e dimë se duhet të shëtisim sa më shumë, një studim i ri ka treguar se sekreti është te cilësia, jo sasia pasi një shëtitje e shkurtër ‘me frikë’ një herë në javë mund të përmirësojë ndjeshëm humorin tonë.

Si ndodh kjo?

Studimi u krye nga Universiteti i Kalifornisë në San Francisko dhe tregon se një dozë e vogël frike bën mrekulli për shëndetin mendor të njerëzve dhe i ndihmon ata të buzëqeshin më shumë dhe të zhvendosin fokusin nga problemet që kanë.

Në studim morën pjesë 52 njerëz të moshës midis 60 dhe 90 vjeç të cilët u ndanë në dy grupe.

Gjysmës së pjesëmarrësve iu kërkua të bënin çdo javë shëtitje por duke ndjerë frikë apo dhe ta kërkonin atë, ndërkohë gjysmës tjetër iu kërkua të bënte shëtitje normale.

Grupit të parë iu thanë: “Frika mund të gjendet pothuajse kudo, por më shumë të ngjarë ka të jetë në vende që përfshijnë pafundësinë dhe risinë.”

Pas çdo shëtitje, pjesëmarrësve iu kërkua të plotësonin një pyetësor që detajonte emocionet.

Sipas hulumtimit, të moshuarit që bënë çdo javë 15-minuta ‘shëtitje me frikë’ për tetë javë, raportuan rritje të emocioneve pozitive si dhembshuria dhe mirënjohja dhe më pak shqetësime në jetën e tyre të përditshme. Një pjesëmarrës reflektoi mbi 'ngjyrat e bukura të vjeshtës dhe mungesën e tyre në mes të pyllit.’

Imazh ilustrues

Ndërsa pjesëmarrësit e grupit tjetër kishin mendime të tjera të tipit: “Mendova sikur të kisha pushime tani” apo dhe mendime që lidheshin me problemet që ‘i prisnin’ mbasi të mbaronin shëtitjen.

Për më tepër, grupi i dytë bënë shëtitje më shumë sepse ndoshta menduan se studimi lidhej me shëtitjet e tepërta. Gjithsesi shëtitet e tepërta nuk e ndryshuan mirëqenien emocionale.

Virginia Sturm, një nga studiueset, pedagoge në Universitetin e Kalifornisë tha se frika e momentit bën që ne të heqim vëmendjen nga probleme që vetë truri ynë i zmadhon dhe na bëjnë të stresohemi.

“Kur shëtit duke pasur frikë nga diçka, në momentin që mbyllet shëtitja dhe ikën frika, ne e shohim çdo gjë me një sy pozitiv dhe jemi më pak të prirur “të bëjmë qimen tra”.

Burimi: Metro. Përktheu: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë