Lajme

Studentët “e ngujuar”, tension dhe xhama të thyer te Inxhineria

Rreth 40 studentë janë ngujuar tek Universiteti i Inxhinierisë dhe Arkitekturës mbrëmjen e sotme. Në momentet që kanë tentuar të dalin jashtë për të marrë ushqim, ata janë përplasur me punonjësit e policisë private.

“Nuk na lejonë as të hyjmë as të dalim. Por as ushqimet nuk na lejojnë të kalojnë. Na kërkojnë emër dhe mbiemër, nuk jam në dijeni psë e bëjnë. Nuk po e kuptojmë pse po ndodh, kemi gjithë ditën që jemi ngujuar deri në orën 12, - tha një nga studentët. - Ushqimet na i lejuan deri në orën 3, më pas nuk na lejuan. Plani ynë ka qenë të qëndrojmë të ngujuar. Ndërkohë, ndodhemi në hollin e godinës sepse nuk na lejojnë që të futemi brenda nëpër klasa. Këtu është shumë ftohtë sepse nuk na është siguruar ngrohja”.

Ndërkohë, ata thonë se do të vazhdojnë që të kërkojnë realizmin e 8 pikave nga ana e qeverisë dhe se nuk do të heqin dorë nga protesta, madje, do të përshkallëzohet. “Pavarësisht presionit që po na ushtohet, ne nuk do të dorëzohemi. Policia private dhe agjentë të veshur civilë po ushtrojnë dhunë mbi studentët. Madje na kanë thyer edhe celularët”, janë shprehur.

Studentët raportojnë përmes videove se xhami i derës kryesore është i thyer, ndërsa studenti i drejtohet efektivit të policisë duke i thënë se xhami është thyer nga brenda, e duke i kërkuar që të nxjerrë dorën nga xhepi pasi e ka të gjakosur, duke akuzuar kështu se kanë qenë efektivët ata të cilët e kanë thyer.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë