Arsim

Studentët e Filologjikut në protestë: Qeveria s’i është përmbajtur kushteve të kontratës për programet prioritare

Nga Gazeta Si- Studentët e Fakultetit të Historisë dhe Filologjikut kanë protestuar këtë të martë përpara ambienteve të universitetit të tyre sa i takon programeve prioritare.

Studentët pretendojnë se qeveria nuk i është përmbajtur premtimit se për çdo student të lëndëve prioritare do duhet të jepet shuma 40 mijë lekë.

“Është thënë se çdo student që regjistrohet në degët prioritare do të marrë një bursë prej 40 mijë lekësh ndërkohë që tani na kanë thënë se bursën do e marrin vetëm studentët që kanë mesatare të lartë.

Një tjetër kusht me të cilët studentët nuk janë dakord është detyrimi që të qëndrojnë në Shqipëri për 3 vite pas përfundimit të studimeve.

Kjo, sipas tyre, u jep pasiguri dhe ashtu si studentët e mjekësisë së përgjithshme, edhe studentët e Filologjikut thonë se është e papranueshme që t’u mbahet peng diploma pas përfundimit të studimeve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë