Lajme

Strategjia e re e protestës, studentët ngujohen në fakultete

Studentët vijojnë bojkotin e mësimit dhe protestën. Në këto ditë me shi dhe temperatura të ulëta ata po e zhvillojnë protestën brenda fakulteteve. Si një ditë më parë te Filologjiku, edhe sot te Fakulteti Juridik ata kanë nxjerrë nga klasat tavolinat dhe karriget për të mos lejuar që të zhvillojnë mësim ata studentë që nuk mbështesin protestën. Studentët vijojnë të jenë të ndarë për formën se si do të protestojnë, ndërsa një pjesë i është kthyer mësimit. Një natë më parë vijuan deri vonë diskutimet brenda fakulteteve në lidhje me vijueshmërinë e protestës dhe formën e saj. Duket se ka edhe një ide për ngujimin e studentëve në fakultete, si formë radikalizimi e protestës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë