Jete & Stil

Stresi në vendin e punës dëmton jetën private

Stresi në vendin e punës ka ndikim te jeta personale. Studimet e fundit kanë treguar se debatet me shefin tuaj në vendin e punës shkaktojnë humbjen e vetërespektit, ndërsa rreth 50% e sëmundjeve vijnë si pasojë e stresit në vendin e punës. Shumica e punëtorëve të keqtrajtuar në punë gjejnë ngushëllim dhe prehje në shtëpi, aty ku e gjejnë paqen dhe përkrahjen. Situata është e ngjashme, sikur me fëmijët e abuzuar. Edhe ata tërhiqen nga shoqëria dhe qëndrojnë të vetëm. Personat e keqtrajtuar apo të abuzuar në vendin e punës ndiejnë dhimbje, janë të tërhequr në mendjen e tyre.

‘Keqtrajtimi mund të jetë edhe substil, siç është pengesa në avancim, apo rritje e pagës. Kjo mund të ndikojë në humbjen e vetëbesimit”, thotë Sara Hamilton-Farli, e cila trajton personat e keqtrajtuar në vendin e punës. ‘Gjithahstu pas kësaj vijnë edhe problemet në jetën bashkëshortore, kjo përshkak se femrat dhe meshkujt ndajnë qëndrime të kundërta sa i përket keqtrajtimit në vendin e punës’, thekson Paula Hall, eksperte për marrëdhënie.
Në rastet më të shpeshta, Hall, këshillon të heqin dorë nga vendi i punës. ‘Keqtrajtimi në vendin e punës ndikon edhe fizikisht, sepse ajo mund të vuajë nga pagjumësia, gjë që bën që të mos reagojë në mënyrë racionale, pastaj shkakton tension lartë të gjakut dhe humbjen e vullnetit në të gjitha fushat’, thekson ekspertja.

Sjellja dhe gjendja emocionale e një individi të prekur nga çrregullime të ankthit e depresioni që shkaktohen në punë ndikojnë mbi të gjithë dinamikën e organizimit të familjes, duke krijuar shpeshherë konflikte. Mendimet negative shpesh kthehen në një burim pesimizmi për të gjithë pjesëtaret e familjes. Tërheqja apo mbyllja brenda vetes krijon prishje të ekuilibrit të marrëdhënieve dhe ndërton ndjenjën e refuzimit, si dhe një klimë të tensionuar, që nuk është aspak e lehtë të administrohet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë