Sport

Strategjitë e pistës së Bakut! Mercedes e Ferrari ishin favoritë, por Red Bull…

Rivaliteti i skajshëm mes llojit në skuderinë e Red Bull i dhuroi Mercedesit fitoren e parë këtë botëror të Formula 1, të paktën kështu e interpretuan të gjithë atë garë të çmendur të Bakut në Azerbajxhan.

Pilotët e Red Bull po kryesonin të pashqetësuar nga të tjerët kur kishin mbetur edhe 10 xhiro nga përfundimi i garës. Por, rivaliteti mes tyre bëri që të përplasin njëri-tjetrin dhe nga kjo të përfitojë Mercedes, që me Hamilton mori vendin e parë në podiumin që plotësohej nga Kimi Raikonen dhe Sergio Perez.

Por, ky podium me atë që u pa gjatë gjithë garës ishte krejtësisht i rremë. Në pistën relativisht të re të kryeqytetit azer, Ferrari, Mercedes dhe Red Bull interpretuan me strategji sa të ngjashme, aq edhe të ndryshme garën.

Mercedesi aplikoi një bisht që reduktonte fërkimin dhe nxiste fuqinë shtytëse të makinës, sidomos në pjesën e drejtë të pistës duke i dhënë një avantazh të madh në momentin që hapej edhe sistemi DRS.

Pilotët e Mercedes ishin më të shpejtë se Ferrari në pjesën e drejtë, por strategjia e zgjedhur nga “Kokëkuqja” ishte më efikase në të gjitha pjesët me kthesa të pistës. Qëndrueshmëria e makinës në këto pjesë bëri që Vettel të reduktonte ndjeshëm hendekun që krijohej në pjesën e drejtë dhe të mbante kryesimin, por hyrja në fushë e makinës së sigurisë pasi makinat Red Bull goditën njëra-tjetrën ja mohoi këtë.

Momenti i përplasjes së dy makinave Red Bull

Red Bull, nga ana tjetër kishte zgjedhur krahë të vegjël. Kjo strategji reduktonte në maksimum forcën e fërkimit, por rriti po në maksimum edhe paqëndrueshmërinë e makinave në pistë. Një tjetër penalizim ishte edhe handikapi që ka kjo skuderi me motorin Renault në krahasim me motorët e Mercedes dhe të Ferrarit.

Prodhuesve francezë u duhet më shumë punë për të rritur forcën shtytëse dhe diferenca me dy skuderitë rivale vihej në dukje pas çdo kthese, atëherë kur pilotët mbushin motorin me gaz për të fituar sa më shumë shpejtësi.

Në pjesët ku sapo dilte nga kthesa, Red Bull ishte më i ngadaltë se Ferrari dhe Mercedes, ndaj që të dy pilotët mundoheshin që të rekuperonin në pjesën e drejtë të pistës dhe mund të thuhet që ishte aftësia e tyre që ruajtën nivelin e konkurrentëve, por ishte edhe paaftësia e tyre kur u përplasën me njëri-tjetrin.

What Is Universal Way To Get Prescription Drugs And Get To Know More About Health


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë