Futboll

“Strakosha si Donaruma”, Reina flet me superlativa për portierin kuqezi

Pepe Reina është lojtari i Lacios që numëron më shumë ndeshje se të gjithë në Ligën e Kampionëve. Klubi e afroi portierin veteran pikërisht për këtë arsye, për të vënë përvojën e tij në shërbim të Lacios dhe në veçanti të Tomas Strakoshës, portieri të Kombëtares së Shqipërisë.

Kështu u shpreh drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare, gjatë prezantimit zyrtar të Reinës dhe Eskalantes. "Për shumë vite Reina ka qenë kundërshtari ynë, kurse tani më në fund rrugët tona janë kryqëzuar. Na sjell eksperiencë të madhe ndërkombëtare dhe jemi të kënaqur që e kemi në ekip”, - theksoi Igli Tare.

Reina dhe Strakosha në stërvitje. Gazeta Si, 25 shtator 2020

Portieri spanjoll i ka idetë e qarta për aventurën e tij bardhekaltër: "Lacio është një klub i rëndësishëm në Itali, tani duhet të rritet edhe në Europë. Jam krenar për përvojën time ndërkombëtare. Dimë të luajmë mirë futboll dhe këtë duhet ta bëjmë edhe në Ligën e Kampionëve. Objektivi kryesor është të konfirmohemi në kampionat, pse jo dhe ta fitojmë atë.

Me kombëtaren kam fituar, më mungojnë Liga e Kampionëve dhe titulli kampion me klube, kam u ri akoma. Strakosha? E kam përjetuar këtë situatë me Donarumën dhe mendoj se ai është rritur shumë. Për mua është e rëndësishme ta ndihmoj të fitojë pjekuri. Tomasi po luan mirë prej vitesh, është i rëndësishëm për Lacion. Jam gati për ekipin. Para se të vija te Lacio, fola me Bilian, i cili më tha gjëra shumë pozitive për këtë klub, edhe pse ai nuk është më. Fola edhe me Leivën dhe Luis Alberton, por më bindi telefonata e Inzagit", - theksoi mes të tjerash Pepe Reina, portieri i Lacios.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë