Bota

Stoltenberg takohet nesër me Vuçiç në Bruksel, diskutojnë situatën në veri

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka bërë të ditur të martën se do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç më 19 korrik në Bruksel.

Më 12 korrik, Vuçiç ka bërë të ditur se i ka dërguar NATO-s letër zyrtare me kërkesë që ta takojë shefin e këtij institucioni.

Temë e bisedimeve besohet se do të jetë situata në Kosovë.

Stoltenberg dhe Vuçiç do të takohen në të njëjtën ditë kur pritet të zhvillohen bisedime në Bruksel në mes të krynegociatorëve të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviçit.

Më 11 korrik, Bashkimi Evropian ka konfirmuar se është pajtuar me Kosovën në marrjen e disa hapave për uljen e tensioneve në veri.

Sipas marrëveshjes – të arritur mes Lajçakut dhe Bislimit më 10 korrik në Bratisllavë – Kosova ka pranuar të reduktojë praninë e policisë në dhe rreth ndërtesave komunale në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, dhe se Kosova do të mbështesë mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore, si pjesë e veprimeve për të shtensionuar situatën.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë