Kreu i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi se aleanca mbetet e përkushtuar ndaj integritetit territorial të Ukrainës. Deklarata e shefit të Aleancës vjen pas komenteve të shefit të tij të shtabit, Stian Jensen, i cili tha se Ukraina mund t’i dorëzojë përfundimisht territor Rusisë si pjesë e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës, shkruajnë mediat e huaja.
“Mesazhi i tij (i Jensenit), i cili është edhe mesazhi im kryesor, i cili është edhe mesazhi kryesor i NATO-s, është, para së gjithash, se politika e NATO-s nuk ka ndryshuar. Ne mbështesim Ukrainën”, tha ai. “Nëse duam paqe, mbështetja ushtarake për Ukrainën është zgjidhja”.
Stoltenberg pranoi se ka diskutime të vazhdueshme në aleancë se si duhet të përfundojë lufta në Ukrainë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.