Jete & Stil

Stolitë mbajnë pafund mikrobe

Ndërsa të gjithë e dimë që rrobat tona duhet të lahen rregullisht, shumë prej nesh nuk e konsiderojnë kurrë që aksesorët që vendosim ditë për ditë, po mbledhin papastërti dhe baktere.

Një studim i ri ka analizuar pastërtinë e tre stolive që ishin vendosur për një javë dhe u zbulua se ora, unaza dhe vathët kishin mbledhur 428 herë më shumë mikrobe se një tualet në shtatë ditë.

Bakteret që përmban një unazë

Kërkimet nga specialistët e bizhuterive dhe orëve të markës “Est1897” treguan se në një javë, ishin mbledhur më shumë se 21 mijë baktere në ato stoli.

Ai gjithashtu zbuloi se stolitë përmbanin gjithçka, nga Staphylococcus Aureus rezistent ndaj Meticilinës (MRSA) te Difteria apo dhe në mori bakteresh që bakteriale që mund të shkaktojnë probleme serioze në shëndet.

Bakteret që përmban një orë

Një total prej 504 kolonish bakteriale, një koloni e kërpudhave dhe një koloni e mykut të zi u gjetën në unazë. Ekspozimi ndaj mykut të zi mund të shkaktojë lëkurë të thatë dhe skuqje të lëkurës, ndër të tjera.

Bacillus cerus, i cili u gjet në vathët e studiuar, është një bakter që mund të shkaktojë shumë probleme shëndetësore.

Bakteret që kanë një palë vathë

Çdo ditë duart tona bien në kontakt me mijëra objekte që mbajnë baktere dhe mikrobe nga më të ndryshmet dh ku stolitë nuk pastrohen si duhet, bakteret shtohen dhe me një person që mesatarisht prek fytyrën e tij rreth 16 herë në orë, është e lehtë të përhapen këto mikrobe në fytyrën dh organizimin tonë.

Ben Jarrett nga “Est1897” tha se ky studim është interesant dhe duhet të shikohet nga të gjithë pasi tregon sa e rëndësishme është të pastrohen stolitë sa më shpesh të jetë e mundur.

Por, si ti mbani bizhuteritë tuaja të pastra?

Duhet të përdorni furçë dhëmbësh për ti pastruar më mirë të gjitha qoshet e stolive. Mund të lahen me pastë dhëmbësh ose sapun por është e rëndësishme të shpërlahen mirë pasi sapuni mund të dëmtojë materialin e stolive.

Pasi të jetë shpëlarë plotësisht, përdorni një leckë të butë të thatë, e cila preferohet të mos ketë garzë për të tharë stolitë.

"Mundohuni ti lani sa më shpesh të jetë e mundur." tha Ben Jarrett.

Burimi: Daily Mail. Përktheu: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë