Politike

Sterilizimi, Berisha: Përgjegjës kryesorë, Rama e Beqaj

Sali Berisha foli të premten për dosjen e sterilizimeve. “Fatura e tyre minimale, e përcaktuar si faturë dysheme në kontrata, për 10 vite, shkon në 450 milionë euro.

Por, sipas zbatimit dhe vjedhjeve që bëhen gjatë zbatimit të këtyre praktikave, kjo faturë ka të gjitha potencialet të shkojë në 900 milionë deri në 1 miliard euro mbi shpatullat e shqiptarëve.

Sot, natyrisht çështje dite është sterilizimi dhe koncesioni i sterilizimit që ishte parashikuar t’u kushtonte në 10 vite me kursin e atëhershëm 100 milionë, me të sotmin 80 milionë, në 5 vitet e para për shkak të vjedhjeve ka kushtuar 76 milionë euro.

Autorë kryesorë absolut dhe mbështetësi kryesor i vjedhjes së dytë të shekullit, përkatësisht Ilir Beqaj dhe Edi Rama, janë të paprekshëm dhe mbi ligjin.

Duke vlerësuar çdo akt të zbatimit të ligjit, duke e konsideruar legjitime të gjitha urdhër-arrestet e lëshuara nga gjykata me kërkesë të prokurorisë për aferën, unë uroj që qytetarët shqiptarë të mos pengojnë degëzat që të shohin trungjet. Se kjo do të ishte një katastrofë.

E vërteta është se trungjet e kësaj afere të madhe janë Ilir Beqaj dhe Edi Rama”, tha Berisha


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë