Shendet

Steriliteti dhe aborti lidhen me një rrezik të shtuar të goditjeve në tru

Ekspertët britanikë shqyrtuan të dhënat globale dhe zbuluan se gratë që kishin pasur tre aborte spontane ose më shumë duket se kishin një rrezik 35% më të lartë për goditje në tru.
Një abort lidhej me një rritje prej 7% të rrezikut, ndërsa dy ishin të lidhura me një rrezik në rritje prej 12%.
Studimi zbuloi gjithashtu se gratë që kishin lindur një fëmijë të vdekur, kishin rrezik 31% më të lartë për një paralizë cerebrale.
Steriliteti lidhej gjithashtu me një rrezik 14% më të lartë të goditjes në tru, krahasuar me gratë që ishin pjellore.
Studiuesit treguan se arsyet e mundshme, ishte infertiliteti, sindroma e vezores policistike (PCOS) dhe pamjaftueshmëria e parakohshme ovariane (POI).

Ekipi tha gjithashtu se stilet e jetesës jo të shëndetshme kontribuojnë në rrezikun e goditjes në tru.
Studimi u publikua në revistën mjekësore “British Medical Journal (BMJ)”. Ekspertët nga Universiteti i Queensland në Australi dhe University College London, arritën në përfundimin se gratë duhet të ishin më të kujdesshme ndaj problemeve gjenitale.

"Këto gjetje mund të kontribuojnë në përmirësimin e monitorimit dhe parandalimit të mpiksjes së gjakut për gratë me një histori të tilla”, shkruan ekspertët.
Në studim morën pjesë 600,000 gra të moshës 32 deri në 73 vjeç, nga të cilat 9,265 përjetuan një goditje cerbrale.
Goditjet në tru u identifikuan nëpërmjet pyetësorëve të vetë-raportuar, nga të dhënat spitalore ose regjistrave kombëtarë të pacientëve.
Burimi: The Independent/ Përshtati: Gazeta “Si


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë