Futboll

Start spektakolar i Bajernit, Interi i shpëton humbjes, feston Gjimshiti

Kampionët në fuqi të Europës, Bajern Mynih, e kanë nisur në mënyrën më spektakolare mbrojtjen e titullit. Skuadra e trajnerit Hansi Flik ka mundur 4-0 Atletiko Madridin, duke treguar se nuk do të jetë aspak e lehtë për t’i zbritur gjermanët nga froni. Golat për bavarezët në këtë ndeshje u shënuan nga Koman (2), Goretzka dhe Toliso.

Drithërima për Interin, që nuk ka mundur të marrë më shumë se një pikë në ndeshjen e parë në grup. Skuadra e Antonio Kontes barazoi 2-2 në “San Siro” me Borusia Mënshegladbah. Lukaku kaloi Interin në avantazh, por më pas gjermanët shënuan dy herë, fillimisht me Bensebaini me penallti dhe me pas me Hofman. Por Lukaku shpëtoi zikaltrit nga humbja në minutën e fundit. Kanë fituar anglezët e Liverpulit dhe Mançester Sitit, përkatësisht 0-1 në fushën e Ajaksit dhe 3-1 ndaj Portos.

Nga ndeshja Inter-Borusia M. 2-2. Gazeta Si, 21 tetor 2020

Atalanta e Berat Gjimshitit ka fituar 0-4 në fushën e danezëve të Mitjylland, duke i bërë një nisje shumë të mirë fazës në grupe. Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë ishte titullar dhe luajti 90 minuta në këtë ndeshje.

Ndeshjet e sotme në Champions
Real Madrid-Shakhtar Donetsk 2-3
Salzburg-Lokomotiv Moscoë 2-2
Ajax-Liverpool 0-1
Bayern Munich-Atl. Madrid 4-0
Inter-B. Monchengladbach 2-2
Manchester City-Porto 3-1
Midtjylland-Atalanta 0-4
Olympiacos-Marseille 1-0


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë