Bota

“Standing ovation” dhe përshëndetje nga Obama në samitin e fundit të Merkel

“Standing ovation” nga liderët e Bashkimit Europian në fund të një ceremonie të shkurtër të organizuar nga presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, për të përshëndetur kancelaren gjermane Angela Merkel dhe kryeministrin suedez Stefan Lofven në samitin e tyre të fundit.

Presidenti i Këshillit Europian, Michel, e ka cilësuar kancelaren gjermane një monument. Nga 214 takimet që kanë zhvilluar në total liderët e Këshillit, Merkel ka marrë pjesë në 107 prej tyre.

Edhe ish-presidenti i ShBA-ve, Barack Obama, është bashkuar me liderët europianë dhe të gjithë botës për të nderuar kancelaren. "Falë teje, - ka thënë Obama në një videomesazh të publikuar në Tuiter nga Michel, - bota u ka rezistuar shumë furtunave. Shumë njerëz, djem dhe vajza, burra dhe gra, kanë një model për të ndjekur në momentet e vështira. E di, sepse jam njëri prej tyre".

Edhe Silvio Berlusconi, ish-kryeministri italian, e ka nderuar Merkelin me një dhuratë simbolike, një objekt fatsjellës që ia dhuroi para samitit.

"Largohem në një moment shqetësues për të ardhmen e Bashkimit Europian pas rastit “Polonia, - ka thënë kancelaria në konferencën e fundit për shtyp në fund të takimit. Mund të krijohet përshtypja se ata që kanë aderuar në Bashkimin Europian në një moment të dytë gjenden në pozicionin, ku duhet të pranojnë diçka që ekzistonte që kur kanë hyrë dhe se nuk kanë të drejtë ta vënë në diskutim, por e kanë pranuar atë, sepse traktatet ishin të njohur mirë më parë. Të gjithë i kanë firmosur dhe ratifikuar’, - tha Merkel.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë