Lajme

S’plotësohet trupa gjyqësore, shtyhet sërish seanca ndaj Shullazit

Këshilli i Lartë Gjyqësor nuk ka marrë ende një vendim për kërkesën e drejtuar nga Gjykata për Krimet e Rënda për plotësimin e trupës së me tre gjyqtarë të Apelit në shqyrtimin e dosjes “Shullazi”.

Mosplotësimi i trupës është bërë shkak për shtyrjen e radhës në procesin gjyqësor ndaj Emiljano Shullazit dhe grupit të tij. Aktualisht, trupa gjykuese përbëhet nga dy gjyqtaret, Saida Dollani dhe Albana Boksi. Dollani kryeson trupën gjykuese, pas largimit të Fehmi Petkut, i cili nuk kaloi në procesin e vettingut.

Për të dyja këto gjyqtare, të pandehurit kanë kërkuar përjashtimin e tyre. Në seancën e 23 prillit, Blerim Shullazi kërkoi dorëheqjen e Dollanit, ndërsa këtë të mërkurë, avokati i Denion Bogdani kërkoi përjashtimin e gjyqtares Albana Boksi.

Më herët, gjyqtarja Nure Dreni dha dorëheqjen me argumentin se kishte qenë e angazhuar në një proces të mëparshëm ndaj anëtarëve të grupit. Pritet që trupa të plotësohet sërish me anëtarin e tretë.

Dosja ka ndërruar duar edhe në organin e akuzës. Isa Jata është prokurori i ri pas përjashtimit nga vettingu të prokurorit Artan Bajrami.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë