Politike

Spitali i Fierit, LSI ka 4 pyetje për Ramën

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili komentoi ngritjen e spitalit të Fierit, në vendin e të cilit ishte për inspektim edhe kryeministri Edi Rama.

“Gënjeshtrat e Ramës se do bënte në Fier një nga spitalet më të mëdha në Ballkan bile do të bënte edhe Universitet Mjekësie në Fier!.

Katër vjet më parë Kryetari i Bashkisë Fier Subashi deklaronte publikisht se në Fier do të ndërtohej një nga Spitalet më të mëdhenj në Ballkan, që sipas premtimit të Edi Ramës fillonte ndërtimi shumë shpejt.

Subashi konfirmoi që do të ndërtohej edhe Universitet Mjekësie në Fier.

Tani po ky Ramë del e na flet për një spital elektoral, që do ta bëjnë turqit për tre muaj.

Na thotë edhe që spitalin publik Fier do ta administrojnë turqit”, shkruan Vasili në Facebook. Ai adreson edhe disa pyetje.

“Po premtimi që i kishte dhënë Rama Subashit disa vjet më parë se spitali i Fierit do fillonte shumë shpejt ku vajti.

Cili interes i fshehtë e pengoi Ramën, që nuk e filloi ndërtimin e Spitalit të Fierit katër vjet më parë, pasi kishte paguar edhe mijëra euro nga buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë për projektin e spitalit Atelier 4 për ta bërë?

A do të jetë spitali elektoral turk i Fierit një nga më mëdhenjtë e Ballkanit, siç ka deklaruar Kryetari i Bashkisë, Fier Subashi?

Po Universiteti i Mjekësisë në Fier do të ngrihet?”, pyeti Vasili.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë