Lajme

Spiropali-Bashës: Ndërro pllakën e gramafonit, po të ikën edhe 2021

Zëdhënësja e qeverisë, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali u është përgjigjur deklaratave të kryedemokratit Lulzim Basha pas takimit me aleatët.
Nëpërmjet një postimi në “Twitter”, Spiropali shprehet se Basha duhet ta harrojë 30 qershorin bashkë me Metën, sepse në këtë mënyrë po iu ikën dhe qershori 2021.
“Lulzim aman ndërro pllakën e gramafonit se s’dëgjohet më as ajo kënga monotone, po veç gërvishtjet e pllakës! Ndërroje atë dreq pllake dhe harroje 30 qershorin bashkë me Baba Xhikwn se po të ikën edhe qershori 2021”, shprehet Spiropali në “Twitter”.

https://twitter.com/elisaspiropali/status/1151080562087596032

Kryedemokrati Basha mëngjesin e sotëm zhvilloi një takim me presidentin Meta në Presidencë, dhe fill pas tij me aleatët e djathtë.
Në një deklaratë për mediat, Basha u shpreh se PD nuk do ta njohë 30 qershorin, duke lënë të hapur mundësinë për të rishikuar propozimin e kreut të shtetit për zgjedhje më 13 tetor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë