Bota

Spanjë, atentat me armë zjarri ndaj ish-kreut të Partisë Popullore në qendër të Madridit

Gazeta Si - Ish-kreu i Partisë Popullore të Katalonjës, Alejo Vidal-Quadras Roca, 78 vjeç, ndodhet në spital në gjendje të qëndrueshme, pasi u qëllua me armë zjarri në pjesën e fytyrës këtë të enjte në rrugën “Núñez de Balboa”, në qendër të Madridit.

Ish-deputeti i Partisë Popullore, ka qenë duke ecur i vetëm në rrugë kur një person i është afruar dhe e ka qëlluar nga një distancë prej rreth dy metrash.

Policia dhe mjekët shkuan me urgjencë në zonën e Salamanca pasditen e sotme pak para orës 14.00.

Hetuesit thanë se janë në kërkim të dy të dyshuarve që besohet se po prisnin Alejon për ta zënë në pritën e armatosur.

Sipas burimeve mjekësore të raportuara nga mediat spanjolle, gjendja e tij është stabile: plumbi e ka goditur në nivelin e nofullës dhe ka plagë në hyrje dhe në dalje. Vidal-Quadras Roca nuk është në rrezik për jetën e tij.

78-vjeçari Alejo, kandidat kryesor i aleancës Vox – një grup konservator i themeluar në 2014, por pa fituar vende në parlament.

Atentati vjen në një kohë kur qeveria ka realizuar një marrëveshje me separatistët e rajonit të Katalonjës që e ndihmojnë atë të qëndrojë në pushtet, por që ka shkaktuar protesta në vend.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë