Futboll

Spanja zgjedh derbin e Seviljes për ristartin e futbollit

Kampionati spanjoll do të rinisë më 12 qershor dhe ndeshja e parë në kalendar është një klasike e futbollit iberik: derbi i Seviljes. Diçka e bukur në “menu” për rinisjen pas kësaj periudhe shumë të vështirë. Është një nga ndeshjet më të ndezura në Spanjës, pas “El Clasico” dhe derbit të Madridit.

Ndeshja është programuar të luhet në stadiumin “Sanchez Pizjuan”, ku pritëse do të jetë Sevilja. Drejtuesit e La Ligës duan që ta mbyllin këtë sezon më 19 korrik, duke zhvilluar ndeshje çdo 72 orë. Ndeshjet do të luhen të ndara në tre fasha orari. Pas derbit të Seviljes, luhet Granada-Getafe dhe java mbyllet të hënën e 15 qershorit me sfidat Espanjol-Alavesh dhe Leganes-Valadolid.

Spanja ka qenë një nga vendet më të prekur në Europë nga pandemia e koronavirusit, duke regjistruar me mijëra viktima. Për rifillimin e futbollit ka pasur jo pak debate mes federatës, ligës dhe klubeve, por tashmë duket se gjithçka ka marrë formë.

Më Shumë