Futboll

Spanja hartonin planin për të luajtur me tifozë

Fernando Simon, drejtori i Qendrës së koordinimit për sinjalizimet e emergjencat sanitare të Spanjës, lë të hapur mundësinë e stadiumeve me publik. “Kemi diskutuar disa aspekte kyç siç është prania ose jo e tifozëve në tribuna – ka shpjeguar epidemiologu -. Asnjë përgjigje përfundimtare nuk është dhënë, natyrisht sepse nuk mund të jepet në këtë moment. Por është e vërtetë që ministria ka premtuar të bëjë një vlerësim të rreziqeve. Nëse në fazën 3, në varësi të situatës epidemiologjike, mund të bëhet, do të bëhet”. Një lajm i mirë për tifozët spanjoll, në veçanti për ata të Barcelonës që, nëse gjithçka shkon mirë, mund të kthehen në Camp Nou për të mbështetur Messi-n  dhe të tjerët në sfidën e kthimit të 1/8 të Champions League.

Faza 3 për të cilën flet Simon është e fundit e planifikuar  nga Qeveria për të kthyer normalitetin në Spanjë, praktikisht ajo me lirinë më të madhe gjithnjë duke respektuar rregullat e distancimit social dhe higjienës: do të rifillojnë edhe spektaklet e koncertet, vetëm aty ku është e mundur të ruhet një distancë prej 2 metrash mes spektatorëve dhe pa kaluar asnjëherë më shumë se 50 përqind e kapacitetit të ambienteve.

Barcelona me qytetin e saj metropolitan është një nga qytetet më të goditura nga pandemia dhe vetëm në 25 maj është futur në fazën 1 e jo para 8 qershorit do të futet në atë 2. Duke marrë në konsideratë se secila fazë zgjat të paktën dy javë dhe se Champions nuk do të fillojë para gushtit, është gjithë koha e duhur që Camp Nou të jetë i mbushur përgjysmë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë