Futboll

Spaleti ngre zërin: Dua të fitoj Europianin, s’ka më Playstation për lojtarët!

Gazeta Si – Italia është kundërshtari i parë i Shqipërisë në Europianin e Gjermanisë. Pavarësisht se nuk janë në momentin më të mirë, kampionët në fuqi të Europës mbeten një skuadër e madhe, që kërkon gjithmonë trofetë.

Trajneri Luçiano Spaleti, në një intervistë të fundit ka ngritur pak zërin, duke bërë të qarta idetë e tij për të fituar. “Kam nevojë të kem një kombëtare të fortë, nuk kënaqem me asgjë. Dua të fitoj Europianin dhe Botërorin. Mund të eleminohemi menjëherë, por ajo që flas me skuadrën është ajo që duan të gjithë italianët: Në Gjermani për të fituar, jo për të marrë pjesë.

E kërkon historia jonë. Dhe për t’ia dalë kam nevojë që këta futbollistë të bëhen më të mirë se sa janë. Nuk ka kohë që t’i ushtroj, duhet diçka të futet brenda tyre dhe t’u ndezë zjarrin, t’u forcojë bindjen se mund t’ia dalin", - ka thënë trajneri i Italisë.

Më tej Spaleti kalon edhe në detaje: "Nuk fitohet me lojtarë që luajnë mirë vetëm 20 minuta, por me ata që bëjnë shumë gjëra për 90 minuta. Dhe ata që janë brenda ndeshjes edhe kur hyjnë nga stoli, apo janë në tribunë. Për këtë duhet të zgjedhim djem të besueshëm dhe me entuziazëm.

Kush nuk i ka këto karakteristika, mund të rrijë në shtëpi, nuk na duhet. Dua një grup të shëndoshë që të lërë gjurmë në këto tre vite. Disa lojtarë duhet të kenë besuar se Spaleti ‘leh’ dhe pastaj nuk ka ‘dhëmbë’, por gabohen dhe tani gjërat duhen bërë të qarta.

Tani e tutje ‘Playstation’-in duhet ta lënë në shtëpi. Ua gjej unë një lojë në mbrëmje. Të vijnë tek unë dhe u jap detyrat që duhet të bëjnë gjatë mbrëmjes, nëse nuk kanë mjaftuar ato gjatë ditës. Sepse në kombëtare duhet të jesh i përqendruar. Dua të përsëris slloganin e All Blacks: “Jo kokë**** këtu".


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë