Ka ndodhur

SPAK zgjat me tre muaj pezullimin e Artan Shkëmbit, numrit 2 të OFL

SPAK ka zgjatur me 3 muaj pezullimin nga detyra të zv.drejtorit të OFL-së, Artan Shkëmbi.

Kërkesa e SPAK-ut është miratuar nga GJKKO.

Artan Shkëmbi vitin e kaluar ka nxjerrë sekrete hetimore duke dekonspiruar të dhëna për një grup kriminal që ishte nën hetim nga autoritetet gjermane.

Pikërisht autoritetet gjermane kërkuan në Shqipëri informacione për grupin kriminal, dhe më pas kuptuan se këta të fundit informoheshin nga një zyrtar i lartë Policie.

Shkëmbi akuzohet për korrupsion dhe nxjerrje të sekretit hetimor.

Artan Shkëmbi ka kaluar edhe Vettingun, ku Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit e cilësoi të përshtatshëm.

Shkëmbi më herët ishte dhe pjesë e garës për kreun e BKH, por që nuk arriti të kualifikohej në fazën e testit të poligrafit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë