Politike

SPAK nis hetimin? Dumani kërkesë Bardhit: Na nis aktet e drejtësisë amerikane që dispononi për ish-agjentin e FBI

Deputeti i PD-së, Gazment Bardhi i kërkoi zyrtarisht SPAK të nis hetimet ndaj Kryeministrit Edi Rama për “korrupsion të nëpunësve të huaj publikë”, “deklarim të rremë të pasurive”, dhe “pastrim të parave të pista”, nisur nga përmbajtja e akt-akuzës drejtuar ish-zyrtarit të lartë të FBI, aktualisht i arrestuar, Charles McGonigal.

Kjo kërkesë zyrtare ka vënë në lëvizje SPAK, pasi të hënën kreu i SPAK, Altin Dumani ka njoftuar Bardhin përmes një shkrese, duke i kërkuar edhe vënien në dispozicion të materialeve fillestare të drejtësisë amerikane që disponohen prej tij.

Në shkresën e drejtuesit të SPAK Altin Dumani kërkohet vënia në dispozicion për nevoja të hetimit të akt-padisë së Zyrës së Prokurorit të Distriktit të Kolumbias, datë 15.09.2022, duke qenë se sipas drejtuesit Dumani, akt-padia nuk i është bashkëngjitur kallëzimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë