Politike

Dosja ‘McGonigal’, Berisha mbledh kryesinë e PD për protestat dhe seancën e të enjtes (Është 10 ditë i përjashtuar)   

Kryetari i PD-së, Sali Berisha do të mbledhë kryesinë e partisë të martën në mbrëmje për të diskutuar mbi aksionin opozitar dhe konkretisht protestat, pas publikimit të akt-akuzës të ish-zyrtarit të lartë të FBI-së të arrestuar edhe për disa lidhje të padeklaruara te tij me Shqipërinë.  

Berisha tha më herët se PD-ja do të fillojë protestat, por pa specifikuar ndonjë datë konkrete ndërsa paralajmëroi se e enjtja e seancës parlamentare (ku ai nuk mund të marrë dot pjesë për shkak së është përjashtuar) do të shoqërohet me protestë.

Se si dhe në çfarë forme, Berisha sipas të gjitha gjasave pritet që t’i bëjë publike të martën në mbrëmje, ndërsa po në të njëjtën ditë Edi Rama do të ketë interpelancë në Kuvend me grupin e Alibeajt për çështjen McGonigal.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë