Rend dhe Ligj

SPAK do marrë në pyetje 5 gratë shqiptare të riatdhesuara nga Siria

Tre ditë pas riatdhesimit në Shqipëri, 5 gratë shqiptare që u kthyen nga kampi famëkeq i Al Holit në Siri, do të merren në pyetje.

Mësohet se prokurorët e strukturës antikorrupsion, do shkojnë në qendrën e posaçme në Durrës për t’i marrë deklarimet.

Përmes marrjes në pyetje SPAK do të verifikojë udhëtimin e tyre nga Shqipëria në drejtim të Sirisë.  Gjithashtu  burimet bëjnë me dije se do kërkohet informacion për rekrutuesit financuesit dhe personat që i kanë ndihmuar këto shtetase që  të kalojnë nga Shqipëria përmes itenerarit nga Turqia me destinacion final Sirinë.

Më 1 gusht, u riatdhesuan nga kampet siriane të ISIS-it, 5 gra dhe 14 fëmijë.

Sapo kanë mbërritur në Rinas, ata janë dërguar në Durrës, ku do të qëndrojnë për disa ditë në karantinë e ku do u bëhen të gjitha trajtimet  mjekësore dhe psikologjike.

Ndërkohë në kampet Al Hol dhe Roj, kanë mbetur edhe rreth 30 gra dhe fëmijë, të cilët përmes mesazheve zanore dërguar familjeve, shprehen se dëshirojnë të kthehen në Shqipëri.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë