Rend dhe Ligj

SPAK bëhet me 12 prokurorë

Shkon në 12 numri i prokurorëve të Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion.

Këtë të martë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zgjedhur tre emra, dy nga të cilët kanë qenë më parë të komanduar.

Dritan Prenci dhe Vladimir Mara që deri tani kanë qenë të komanduar në SPAK, tashmë KLP-ja u ka besuar mandatin e plotë 9-vjeçar.

Ndërsa së bashku me ta është zgjedhur edhe Sotir Kllapi, që ka qenë drejtues prokurorie në Pogradec.

Emrat e rinj pritet që tashmë të betohen te Presidenti.

Prokurori i radhës që pritet që të bëhet pjesë e SPAK-ut është Anton Martini, pasi vendimi i vettingut të marrë formë të prerë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë