Ka ndodhur

Abuzime me tenderat: SPAK arreston ish-drejtorin e Prokurimeve të OSHEE dhe 3 tjerë

Me urdhër të SPAK, Policia e Tiranës ka kryer ekzekutimin e urdhërarresteve për disa zyrtarë të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE).

Arrestohet drejtori i prokurimeve të OSHEE-së, Erlis Bushati së bashku me Albana Ferraj, drejtoreshë e kabinetit pranë OSHEE-së, për të cilët është dhënë masa “arrest me burg”.

Ndërsa Irma Dërguti dhe Athinta Papa, anëtare të komisionit të vlerësimit të ofertave janë lënë në “arrest shtëpie”.

SPAK njofton se arrestimet janë bërë me urdhër të prokurorit Klodian Braho, pas një hetimi për korrupsion dhe shkelje të barazisë në tendera, ku ryshfeti duke favorizuar një kompani italiane Com Metodi s.p.a me seli në Milano shkon deri në 132 mijë euro.

Tenderi i kundërshtuar u zhvillua në vitin 2016 dhe sipas akuzës ka qenë Albana Ferraj që ka arkëtuar shumën nëpërmjet një kompanie të tretë.

Hetimet kanë nisur prej disa muajsh dhe dyshohet se janë të përfshirë dhe persona të tjerë në këtë skemë korrupsioni.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë