Presidenti Ilir Meta e interpretoi me rezerva operacionin e SPAK, që çoi në arrestimin e gjyqtares së Krujës, Enkeleida Hoxha.
Presidenti thotë se çdo njeri që shkel Kushtetutën, ligjin dhe abuzon me detyrën duhet të ndëshkohet pa qenë nevoja për komente drejtësie me regji qendrore.
SPAK-ut i kujtoi se ka denoncime edhe për gjyqtarë më të lartë.
“Në SPAK janë prej kohësh edhe kallëzimet me prova dhe fakte edhe për gjyqtarë të tjerë të nivelit edhe më të lartë”, tha Meta.
Presidenti nuk përmend emra, por një vit më parë ai dorëzoi në SPAK padinë ndaj ish-kreut të KED-së, Ardian Dvorani, që e akuzon për veprimtari kriminale dhe shkelje të Kushtetutës në procesin e miratimit të ndryshimeve ligjore dhe betimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Në nëntor 2019, Meta e paditi Dvoranin për shpërdorim detyre dhepërvetësimin e kompetencës së detyrës shtetërore në Prokurorinë e Tiranës, e cila shpalli moskompetencë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.