Para

Spahiu: Droga që zhvlerësoi Euron!

Pas analizave të Bankës së Shqipërisë në lidhje me zhvlerësimin e monedhës europiane euro, që konkludoi se ndodhi për shkak të forcimit të lekut sepse ekonomia shqiptare ka njohur rritje, Lëvizja Socialiste për Integrim mendon ndryshe.

Përparim Spahiu, deputet i LSI-së

Deputeti Përparim Spahiu shkruan në llogarinë e tij në facebook se “Banka e Shqipërisë thotë se rënia e Euro-s ishte e papritur. Madje, BSH shton se faktorët psikologjik paskan zhvlerësuar monedhën europiane. Në fakt, kjo e dyta është një argument artificial, pasi Euro zhvlerësohet vetëm nëse ka qarkullim të tepërt të kësaj monedhe në treg. Normalisht për BSH, ishte e papritur kanabizimi i gjithë vendit, dhe eksportit të saj në Europë.”
Për Spahiun, nëpërmjet shitjes së drogës, u injektua në treg një sasi e madhe e valutës europiane.

Gjithashtu, qarkullimi i parasë informale në tregun shqiptar, shkruan deputeti i LSI-së, si pasojë e korrupsionit, solli rënie të Euros. “Mos kërkoni gjurmët, kur ujkun e keni përpara syve!”

Një ditë më parë në raportin e politikës monetare për tremujorin e parë të vitit 2019-ës, Banka e Shqipërisë rendiste faktorët e forcimit të lekut; “Trendi forcues i kursit të këmbimit pasqyron përmirësimin e pozicionit të jashtëm të ekonomisë dhe rritjen e interesit për të investuar në instrumente kursimi në lekë në tregun e brendshëm financiar.”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë