Politike

Tensione në bashkinë Himarë, Blerina Bala zgjidhet kryetare e përkohshme, simpatizantët e Belerit nxjerrin jashtë Vangjel Tavon

Në selinë e bashkisë së Himarës nuk ka qetësi.

Blerina Bala, një prej nënkryetareve të Këshillit Bashkiak, është zgjedhur me 16 vota kryetare e përkohshme e Bashkisë deri në zgjedhjet e reja. Por deri tek emërimi i paralajmëruar i saj në mbledhjen e  Këshillit Bashkiak pati përplasje.   

Mbledhja filloi me tensione, pasi kishte përplasje mes simpatizantëve të Belerit.

Vangjel Tavo, prefekti i Vlorës, u prit me ofendime nga qytetarët e pranishëm në sallën e Këshillit Bashkiak.

Ata i thërrisnin në greqisht "I shitur!' dhe "Dil Jashtë!'  

Madje, njëri prej tyre, kur Tavo po largohej nga salla për shkak të kundërshtimeve të shumta ndaj tij, e pështyu në fytyrë.

Kundërshti pati edhe për drejtuesin politik të PS-së në qarkun e Vlorës, Blendi Klosi

Tavo doli nga mbledhja, ndërsa Klosi vijon të jetë i pranishëm në diskutimet për zgjedhjen e një prej nënkryetarëve në nivel drejtuesi.

Por tensioni nuk pushoi. Mbledhja e Këshillit Bashkiak u ndërpre per pak minuta per te vijuar me dyer te mbyllura.

.Këshilli i Bashkisë së Himarës përbëhet nga 21 anëtarë, 9 nga PS, 7 PD ndërsa 5 anëtarë të tjerë nga parti të vogla.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë